Gjysmeshekulli sot per njerin nga boksieret me te mire ne historine e boksit shkodran por edhe ate shqiptar, Besnik Limanin. Ai mbush plot 50 vite dhe sigurisht qe “Shkodra Sport” merr pjese ne kete momente festiv te kesaj legjende te boksit, duke i uruar edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ai eshte një ndër më të suksesshmit në historinë e boksit shqiptar, 12 herë kampion i vendit. Një histori e tërë e shkruar prej tij në ring dhe që vazhdon edhe sot në rolin e trajnerit. Limani ka lindur në Shkodër më 26 prill 1970. Me boksin është marrë që në fillimet e tij, në vitin 1991.

Është shpallur 12 herë kampion i vendit, pikërisht në vitet 1992, 1993, 1995, 1996, 1997, 1998, 1999, 2000, 2001, 2002, 2004, 2007. Pesha e tij e preferuar ka qenë ajo 60 kg por në dy kampionate është shpallur kampion edhe në peshat 63 dhe 69 kg.

Gjatë karrierës së tij sportive është shquar për një përgatitje të lartë fizike e teknike. Madje është shquar për shumë fitore edhe me nokaut. Ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare për vite me rradhë.

Vitin e kaluar, me rastin e festimeve te 100 vjetorit te Klubit Vllaznia, Besnik Limani eshte vleresuar si njeri prej “boksiereve me te mire te shekullit”.
www.shkodrasport.com