Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGodet Laçi, afron nigerianin që shpartalloi Luftëtarin në ndeshjen e turpit

Godet Laçi, afron nigerianin që shpartalloi Luftëtarin në ndeshjen e turpit

Adeleke Akinyemi është zyrtarisht afrimi i parë i Laçit. Nigeriani luan si sulmues dhe në vendin tonë nuk është i panjohur.

Futbollisti që mbush 24 vjeç në muajin gusht, ka qenë pjesë e Ventspils në duelin që letonezet e fituan 5-0 në Elbasan kundër Luftëtarit, një ndeshje e turpshme.

Akinyemi realizoi katër herë në atë ndeshje, ndërkohë që kishte realizuar edhe dy gola ndaj gjirokastritëve në takimin e parë të mbyllur 3-3.

Nigeriani u transferua më pas në Norvegji, duke luajtur me Start dhe Ham Kam. Tani Laçi e ka bindur dhe do të provojë një eksperiencë të re në Abissnet Superiore

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments