Derbi duhet fituar, por edhe administruar në kampin e Partizanit. Shumekush mendon qe me nje fitore te mundshme ndaj Tiranes, zgjidhet çeshtja e titullit, por ne fakt nuk eshte keshtu sepse jane edhe tre jave te tjera per t’u luajtur.

Të kuqtë kanë plot katër lojtarë në kuotën e tre kartonëve të verdhë. Pavarësisht se në derbi është e vështirë të kursehen, me siguri një “aneks” të mendimeve të tyre të kuqtë e kanë për ndeshjen e radhës.

Tedi Cara, David Atanaskoski, Valentino Murataj dhe Arinaldo Rrapaj humbasin ndeshjen e radhës me Vllazninë nëse ndëshkohen në derbi.

Ndeshkimi i tyre ndaj bardhebluve mund t’u kushtojne te kuqve ne kete perballjen ndaj shkodraneve, me keta te fundit qe jane te vendosur per te mos hequr dore nga pretendimi per te shkuar ne Kupat e Europes.