Vllaznia e femrave diten e djeshme ka marre nje tjeter fitore ne kampionat, teksa ka mundur 2-1 Apolonine dhe tashme ndodhet vetem nje hap larg shpalljes kampion per here te 10-te rradhazi. Por duket se struktura te veçanta nuk e duan kete sukses te skuadres shkodrane.
Pikerisht per kete arsye, ne ndeshjen e djeshme ne Fier jane bere shume gjera per te demtuar Vllaznine. Pavaresisht se kjo gje nuk eshte shfaqur ne media, madje ne ndonje prej tyre u tha se ndeshja ishte mbyllur ne barazim, drejtuesit dhe futbollistet shkodrane jane shume te acaruara me ate se çfare ndodhi ne kete takim.
Çdo gje ka nisur qe me caktimin e arbitrave te ndeshjes. Ndonese drejtuesit e Vllaznise kishin kerkuar arbitra te FIFA-s ngaqe edhe kampionatet e futbollit ne vendin tone kane qene pushim kete fundjave, por kjo nuk ndodhi, duke sjelle nje arbiter nga Elbasani qe u pa qarte se kishte ardhur me mision ne kete ndeshje.
E dyta, Federata Shqiptare e Futbollit qe nga fillimi i sezonit ka vendosur qe ndeshjen me te rendesishme te javes ta transmetoje LIVE ne kanalin e saj ne youtube, por kete here çuditerisht kjo nuk ndodhi sepse planet mesa duket ishin bere per te mos patur prova filmike. Megjithate shkodranet i kane marre masat duke patur kameren e tyre dhe duke faktuar me video te gjithe rastet e kontestueshme.
E treta, ndeshja eshte luajtur pa security e forca rendi, por thjesht disa punonjes te klubit Apolonia apo dhe trajnere te ekipeve te moshave te saj, kishin veshur nga nje jelek ku shkruhej: “Punonjes sherbimi, KF Apolonia”. Dhe çuditerisht pikerisht keto persona, ne pushimin e ndeshjes kane ushtruar dhune ne korridoret e stadiumit ndaj pjestareve te stafit te ekipit te Vllaznise dhe per kete ekzistojne edhe pamjet filmike.
Sa i takon ndeshjes, rreth minutes se 20-te, futbollistja Gresa Berisha do te shenonte nje gol mese te rregullt, por qe per çudi anullohet nga arbitri per gjoja faull ndaj portieres kundershtare. Shto ketu edhe shume faulla te dhena pa te drejte per Apolonine dhe shume te padhena per Vllaznine, ashtu siç mungojne edhe kartona te verdhe per lojtaret fierake.
Drejtues te Vllaznise jane te mendimit se gjithçka eshte bere me qellim, pikerisht per te demtuar Vllaznine dhe per te mos e lene ate te fitonte, ne menyre qe gara per titullin kampion te mbeste e hapur per ne ndeshjen e fundit, ate te javes tjeter ndaj Tiranes.
Burime prane skuadres kuqeblu bejne te ditur po ashtu se diten e sotme, eshte hartuar nje relacion qe i eshte derguar FSHF-se per te gjitha keto shkelje, nderkohe qe neser do te dergohen edhe te gjitha pamjet filmike, ku jane te perfshira te gjithe problemet me arbitrimin por edhe dhuna e ushtruar ndaj pjestareve te Vllaznise.
Por pavaresisht se çfare ka ndodhur dje, tek kuqeblute jane mese te bindur qe javen e ardhshme titulli kampion do te mbese ne Shkoder dhe per kete po programohet nje feste e madhe meqenese eshte titulli i 10-te rradhazi, nje feste qe do jete edhe kunder atyre qe “bezdisen” nga sukseset e Vllaznise ne kete dekade./SHKODRA-SPORT.COM/