Kylian Mbappé u duk i shkatërruar pas humbjes në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës, edhe për faktin se shënoi tregolësh, që i siguroi titullin e golashënuesit më të mirë të turrneut (tetë gola).

“Ylli” francez nuk foli pas ndeshjes dhe u deshën disa orë për të parë reagimin e tij publik, në këtë rast përmes rrjeteve sociale.

Dhe vetëm me dy fjalë në frëngjisht: “Ne do të kthehemi”.