Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGoditi me grusht Sane dhe nuk ka kërkuar falje, Bajern Mynih merr...

Goditi me grusht Sane dhe nuk ka kërkuar falje, Bajern Mynih merr vendim drastik për Sadio Mane

Klubi i Bajern Mynih ka reaguar zyrtarisht pas skandalit që ka shpërthyer në radhët e bavarezëve pas humbjes 3-0 në Angli përballë Mançester Sitit. Mediat gjermane publikuan lajmin se Sadio Mane, pas një përplasje me Leroi Sane, ka goditur me grusht këtë të fundit në dhomat e zhveshjeve.

Një situatë e papranueshme në radhët e ekipit me të njohur gjerman dhe një dëm për imazhin e tij, si të mos mjaftonte situata e krijuar me largimin e Nagelsman dhe humbjen ndaj anglezëve.

Mediat gjermane fillimisht aluduan se bavarezët po mendonin seriozisht të prishnin kontratën e senegalezit. Dhe në drekë, ka ardhur vendimi zyrtar i tyre rreth të ardhmes së futbollistit.

“Sadio Mane, 31, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Bajern për ndeshjen në shtëpi përballë Hofenhajm të shtunën e ardhshme.

Arsyeja është sjellja e papërshtatshme e Mane pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve të FC Bajern në fushën e Mançester Sitit. Përveç kësaj, Mane do të ndëshkohet me gjobë”, shkruhej në komunikatën e shkurtër për shtyp të bavarezëve.

Mane mori pjesë normalisht në stërvitje sot, pas një takimi me drejtuesit më të lartë të Bajernit dhe vetë Sane. Edhe pse u raportua se ai kishte kërkuar falje për sjelljen e tij, “Bild” bën të ditur se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, as para Sane dhe as para shokëve të skuadrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments