Ndeshja e se shtunes ne mes Vllaznise dhe Tiranes po pritet me shume interes ne Shkoder. “Klasikja” e futbollit shqiptar meriton me shume vemendje dhe pikerisht per kete arsye, drejtuesit e klubit shkodran jane duke menduar nje organizim special.

Pak minuta me pare, permes faqes zyrtare, klubi Vllaznia ka zbuluar nje nga suprizat e kesaj te shtune. Para ndeshjes do te kete nje parakalim me kuaj rreth e qark fushes se stadiumit, kjo edhe si pjese e nje projekti te Bashkise Shkoder per te rikthyer traditen e sportit te hipizmit ne kete qytet.

“Sfida e shumëpritur e “Klasikes” po afron…

Për ta bërë edhe më të bukur dhe sa më festiv ambjentin, Bashkia Shkodër dhe KF Vllaznia kanë planifikuar që përpara ndeshjes, në stadiumin “Loro Boriçi” të bëhet edhe një parakalim me kuaj të racës arabe, kjo si pjesë e një projekti të Bashkisë për rikthimin e sportit të hipizmit që ka një traditë të hershme në qytetin tonë.

Por kjo nuk do të jetë surpriza e vetme. Të tjera ju presin ditën e shtunë prandaj duhet të jeni të pranishëm në stadium. Për të mbështetur Vllazninë, por edhe për të shijuar spektaklin kuq e blu”- shkruhet ne postimin e klubit shkodran.