Ermal Meta, zbulimi i këtij sezoni tek ekipi i Tirana rrezikon të mos luajë, burime në skuadër bëjnë me dije se lojtari është dëmtuar në sfidën me Laçin.
Ai la fushën e lojës dhe në vendin e tij u aktivizua Jaku. Nga ana tjetër, lojtari i është nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësore. Rezultatet kanë qenë jo të mira. Futbollisti ka probleme në menisk dhe rrezikon një muaj e gjysmë jashtë fushave të lojës.
Kjo do të thotë se humbet marsin dhe ndoshta prillin. Bardheblutë kërkojnë që Meta të jetë për në “Final 4”, por kjo do të shihet në ditët në vazhdim. Mbrojtësi, i cili është 18 vjeç, këtë kampionat është aktivizuar 1108 minuta në 15 takime. Ai ka luajtur më së shumti si qendërmesfushor në vendtë Aleksit të larguar.
Për klasiken e futbollit shqiptar Tirana do tëketë dy forca më shumë, pasi kthehen Përgjoni e Deliu, të pezulluar me kartonë. MungonNajdovski, ndërsa e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Ermal Metën. Najdovski do të mungojë të paktën edhe një javë, ndërsa më pasdo të bashkohet me grupin.