Ditën e djeshme janë luajtur edhe ndeshjet e rradhës të kampionatit u-21 në vendin tonë. Një nga ndeshjet që ka spikatur në javën e 6-të të këtij kampionati ka qenë edhe ajo mes Partizanit dhe Kukësit. Dueli mes kryeqytetasve dhe verilindorëve ka shikuar në fund rezultatin 4-4.

Një takim super spetakolar me një futboll sulmues nga ana e të dy skuadrave. Ku 90 minutat kanë qenë të mbushura me emocione dhe me përmbysje nga ana e kuksianëve në fund. Por për Partizanin kanë qenë dy shkodranë që janë bërë protagonistë me golat e tyre.

Fillimisht ka gjetur golin Klevis Dragaj, sulmuesi me origjinë nga Shkodra, por i rritur dhe formuar tek akademia e Shkëndijës së Tiranës. E ndërsa tani ai shihet si një element i së ardhmes tek të kuqtë. Po ashtu ka shënuar golin e tretë për skuadrën e “demave” edhe Albi Shpuza.

Sulmuesi i krahut ka gjetur rrjetën e tij të dytë për këtë sezon, duke treguar kështu një formë të mirë sportive. Të dy futbollistët janë pjesë e Partizanit e ndërsa për të marrë minuta, janë dërguar tek ekipi u-21. Nuk i dihet pasi në të ardhmen ata mund të vijojnë traditën e shkëlqyer të shkodranëve tek ekipi i Partizanit.
Endri CINARI