Sulmuesi shkodran, Sindrit Guri është kthyer në protagonistin kryesor tek Shkëndija e Tetovës. Shtatlarti, i cili në Shqipëri ka provuar të luajë me skuadra si Vllaznia, Besa, Kastrioti, Korabi dhe Kukësi, ka gjetur formën e duhur dhe po udhëheq Shkëndijen e Tetovës në aventurën europiane.

Kështu, Guri ka shënuar dy herë në Conference League ndaj skuadrave si Ararat dhe Valmeiras. Në rastin e parë, i ka dhënë kualifikimin, ndërsa në të dytin, duke i dhënë avantazhin për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Tetovë.

Gjatë kësaj periudhe, Sindrit Guri u lakua edhe për një rikthim të mundshëm tek Vllaznia, por sulmuesi shkodran duket se pas Europës, do të kërkojë një aventurë jashtë trojeve shqiptare.

Nuk perjashtohet po ashtu edhe mundesia qe ai te firmose nje kontrate te re me Shkendijen, skuader tek e cila ndoshta nuk ka marre edhe vleresimin e duhur, por golat europiane kane bere qe edhe drejtuesit te ndryshojne mendje.
Maringlen ZHIVANI