Deçiq është mposhtur në shtëpi 1-2 nga Dinamo Minsk dhe e ka mbyllur këtu aventurën në Conference League. Kështu, pavarësisht rezultatit pozitiv të ndeshjes së parë, ekipi shqiptaro-malazez ka pësuar një humbje dhe e ka mbyllur këtu fushatën e saj në Conference League.

Ekipi i Deçiçit të Tuzit është mposhtur me rezultatin 1-2 nga Dinamo Minsk, me bjellorusët që shënuan nga një gol në secilën pjesë loje.

Ndeshja është luajtur mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Pod Goriçom” të qytetit të Podgoricës dhe është ndjekur me interes nga një numër i konsiderueshëm tifozësh të qytetit të shqiptarëve në Malin e Zi, të cilët gjetën mundësinë për t’iu gjendur pranë skuadrës së tyre të zemrës.

Sulmuesi Fatos Beqiraj barazoi për Deçiç, por ky gol nuk vlejti për asgjë në fund të ndeshjes. I gjithë takimi, do të mbyllej me rezultatin 1-2 për Dinamo Minsk.

Përtej këtij rezultati, ajo që ka zhgënjyer më shumë drejtuesit e këtij ekipi, është se aventura e tyre në Conference League, do të mbyllej këtu, pasi bjellorusët kaluan në turin tjetër me rezultatin e përgjithshëm, 2-3. Në këtë ndeshje, në fillimin e pjesës së dytë, u aktivizua edhe mesfushori shkodran, Erjon Vucaj.
Maringlen ZHIVANI