Goli i shënuar nga sulmuesja e Vllaznisë, Megi Doçi ndaj Real Madrid, ka marrë vëmendjen e të gjithë opinionit sportiv, jo vetëm atij shqiptar, por edhe atij të huaj. Kështu, goli i saj është vlerësuar me nota maksimale nga UEFA dhe platforma DAZN, duke u përfshirë në 10-golat më të bukur të ndeshjeve të fundit të luajtura për fazën e grupeve të UEFA Women Champions League.
Në fakt, ka qenë minuta e pestë e sfidës, kur Vllaznia kishte të drejtën e një goditje dënimi dhe ekzekutimin për skuadrën kuqeblu, e mori përsipër Megi Doçi. Goditja e saj përfundoi direkt në rrjetën e portës së Realit, teksa me gjithë përpjekjet e portieres madrilene, ajo nuk ia doli dot ta ndalte një top të tillë.
Ndërkohë, përveç vlerësimit të UEFA dhe platformës DAZN për golin e Megi Doçit, sulmuesja e Vllaznisë, që deri më tani numëron mbi 600-gola të shënuar gjatë karrierës së saj sportive, është futur në histori edhe si autorja e golit të parë të një ekipi futbolli shqiptar në fazën e grupeve të UEFA Champions League.
Por jo vetem kaq. Edhe nje pritje e portieres se Vllaznise Kaylin Williams ne minuten e 47-te te ndeshjes qe eshte zgjedhur nga UEFA si nje nga 10 pritjet me te bukura te ndeshjeve te javes se gjashte te fazes se grupeve te Liges se Kampioneve te Europes./Maringlen ZHIVANI/