Ekipi i futbollit të femrave të Laçit ose ndryshe i njohur si ish-ekipi i Atletik ka luajtur këtë javë ndeshjen e rradhës në fushën sportive “Zmijani” ndaj Teutës dhe është mundur ndaj saj me rezultatin e ngushtë, 1-2.

Pas shumë përpjekjeve të vajzave të Laçit për të marrë qoftë edhe një barazim, në fakt kanë qenë futbollistet durrsake që kanë shënuar dy gola në portën e futbollisteve shkodrane dhe kanë arritur të fitojnë me përmbysje. Ndërkohë më përpara se të shënoheshin këto dy gola, do të ishte futbollistja Fabiola Caka, që do të shënonte një gol të bukur për Laçin në pjesën e parë.

Megjithatë, në fund e gjithë ndeshja është mbyllur në shifrat 1-2 në favor të ekipit të Teutës. Në fakt, duhet thënë se ekipi i Laçit, i drejtuar nga trajneri Elis Legata, nuk i ka bërë një nisje të mirë kampionatit, teksa ka provuar shijen e vetëm një pike deri më tani.

Megjithatë, me siguri që duke filluar nga javët e ardhshme ato do të vijnë. Një gjë e tillë mund të thuhet padyshim prej seriozitetit, me të cilin po punojnë me këtë ekip trajneri Elis Legata dhe presidenti Elton Bungaja. /Maringlen ZHIVANI/

Laçi-Teuta 1-2

Goli për Laçin: Caka 22’

Formacioni i Laçit (4-4-1-1): Synaj, Stalaj, Markaj, Kurbasha, Krasniqi, Ndoci, Kurtaj, Reshiti, Gërbeti, Caka, Armoku (u aktivizua: Shpella) Tr: Elis Legata