Goli i mbrojtesit Pusi nuk i ka mjaftuar Vllaznia U21 per ta fituar edhe ndeshjen e rradhes, ate qe ka luajtur pasditen e sotme ne Durres dhe qe eshte mbyllur ne barazim 1-1. Nje barazim qe ne pamje te pare nuk i kenaq shkodranet te cilet pretendonin fitoren ne kete takim.
Ka qene mbrojtesi shtatelarte Gledjan Pusi ai qe ka kaluar ne avantazh ekipin shkodran ne minuten e 10-te te ndeshjes. Por avantazh i Vllaznise ka zgjatur vetem 2 minuta sepse durrsaket kane fituar te drejten e nje 11-metershi.
Ate e ka marre persiper ta ekzekutoje Kapllani qe eshte treguar i sakte perballe portierit Qarri duke barazuar rezultatin. Me pas, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve nuk ka patur gol tjeter dhe e gjithe ndeshja eshte mbyllur ne barazim 1-1.
Vllaznia U21 ka luajtur ne kete ndeshje me formacionin e meposhtem: Qarri, Shimaj, Paloka, Pusi, Smajli, Hoxha, Kalaja, Leka, Muliu, Dede dhe Çoba. Jane aktivizuar e pjesen e dyte edhe Ivziku, Peku, Rrasa e Osmani.
Nderkohe, ne barazim 0-0 eshte mbyllur edhe ndeshja tjeter e ketij kampionati, ajo ne mes Dinamos dhe Tiranes, dy ekipeve qe kryesojne renditjen. Si rrjedhoje, ne perfundim te javes se 10-te te kampionatit, udheheqin renditjen me nga 19 pike secila Dinamo dhe Tirana (kjo e fundit ka nje ndeshje me shume), ndersa Vllaznia eshte e treta me 18 pike./SHKODRA-SPORT.COM/