Ka mjaftuar një gol dhe Vllaznia jo vetëm ka marrë trepikëshin e fitores ndaj Internacional por njëkohësisht edhe kreun e renditjes pas javës së 20-të të kampionatit.

Në takimin e sotëm të luajtur në Pezë- Helmes, kuqeblutë e trajnerit Zmijani janë treguar racionalë në lojën e tyre duke krijuar disa raste megjithatë është shënuar vetëm një gol.

Ka qenë pikërisht golashënuesi më i mirë i këtij ekipi- Eridon Qardaku, ai që ka shënuar në minutën e 45-të dhe me këtë gol ka përfunduar krej ndeshja, pavarësisht rasteve të tjera të krijuara.

Vllaznia U19 pas kësaj fitoreje është ngjitur në kuotën e 49 pikëve dhe është shkëputur dy pikë nga Shkëndia e Tiranës e cila sot barazoi 0-0 ndaj Laçit.
© shkodrasport.com