Tre shkodranë kanë ngjitur Kukësin dje sërish në vendin e dytë në renditje. Katër shkodranë të tjerë, njëri prej tyre me një gol të rëndësishëm, kanë dërguar Laçin në vendin e tretë të renditjes sot. Cungu, Rakiqi e Dani vazhdojnë të mirë mirë në pankinën kukësiane dhe jo më kot ata janë ndër ekipet më të mira të vendit. Ndërkohë sot, Laçi falë golit të mesfushorit shkodran Valdano Nimani kanë mundur Teutën 1-0 dhe është ngjitur në vendin e tretë në renditje me 21 pikë, po aq sa edhe Kukësi.

Një shkodran tjetër Erjon Vucaj ka patur mundësi edhe ai të shënonte në këtë ndeshje por 11-metërshi i gjuajtur prej tij është humbur. Megjithatë vendi i tretë që mban sot Laçi është një sukses por edhe meritë e katër shkodranëve që luajnë në rradhët e tij, Vucaj, Nimani, Hoti e Marku. Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Skënderbeu ka fituar ndaj Luftëtarit të Edi Martinit me rezultatin 1-0 dhe e ka thelluar edhe më shumë diferencën me ndjekësit e tij, ndërsa në Fier Apolonia ka përmbysur rezultatin nga 0-1 për Besën në 2-1 për të.
www.shkodrasport.com