Vllaznia “e ka merituar” mbreme humbjen ndaj Partizanit, per menyren si luajti. Kete gje duket se e ka pranuar edhe vete trajneri Gospodinov ne prononcimin e dhene pas ndeshjes teksa eshte ndalur tek lodhja e lojtareve te tij prej ndeshjes se Liges Ballkanike por edhe tek mungesat.

“Nje ndeshje qe nuk e interpretuam mire. Dhe kjo erdhi per disa arsye. Tre nga lojtaret tane kryesore nuk luajten ne kete ndeshje. Preine u demtua ndaj Rahovecit dhe po ashtu edhe Hudson gjate lojes dhe nuk mund te luante. Pa harruar demtimin e Devonte. Pra 3 lojtaret tane kryesore nuk ishin ne kete ndeshje.

Skuadra ishte e lodhur nga ndeshja e Liges Ballkanike. Po ashtu edhe Voss nuk ishte ne gjendjen e tij me te mire. Gjithashtu edhe Evans. Gjithsesi ndryshuam loje ne perioden e katert. Ne u munduam te kthenim rezultatin ne kete periode por kundershtari ishte shume para. Kishim harxhuar shume energji dhe ne fund nuk arritem te permbysnim rezultatin.

Por ne duhet te kthejme lojtaret tane per ndeshjet e tjera. Prsh Perine dhe Devonte qe kane shenuar disa pika dhe kane luajtur mire. Gjithsesi e perseris qe ishim te lodhur edhe nga ndeshja e Ballkan Liges. Por e rendesishme te rikthejme keto lojtare ne loje dhe skuadra te jete e bashkuar.

Keshtu Devonte, Perine, Harrison dhe Hudson te jene ne fushe. Falenderoj Shestanin sepse beri te pamunduren, duke luajtur thuajse gjate gjithe ndeshjes.Ne Ligen Ballkanike do mundohemi te luajme me lojtaret qe nuk kane shume minuta ne kampionat. Gjithsesi edhe aty do mundohemi te bejme me te miren edhe pse nuk eshte asgje e lehte”- ka thene Gospodinov.

Te gjitha keto edhe mund te qendrojne por ne fakt ne skuader ka edhe probleme te tjera per te cilat stafi drejtues padyshim qe duhet te nderhyje sa me shpejt sepse kampionati sa vjen e veshtiresohet dhe humbje te tilla jane te papranueshme per objektivat qe ka Vllaznia.
www.shkodrasport.com