Gruaja e Borja Valeros, kujton çaste nga përballja mes Fiorentinës dhe Juventus. Spanjolli ka qenë benjamini i vjolëve, por më pas ai vendosi te shkonte te Interi.

“O zot, duhet të iu tregoj për atë fitore 4-2 të Fiorentinës ndaj Juventusit”, ka qenë reagimi i parë i Rocio Rordguez Reina për “corriere Fiorentino në 2013-tën. Unë isha shtatzanë dhe gjinekologu më tha se duhet të isha e qetë. Megjithatë, bëra të kundërtën.

Në stadium u hodha përpjetë dhe festova si asnjëherë më parë. Edhe fytyrat e atyre që ishin pranë i kujtoj ende. Kur Borja doli nga stadiumi nuk pushonte së foluri për asnjë sekondë, ai zakonisht është tip i qetë, por ishte shumë i lumtur”, shprehet bashkëshortja e mesfushorit.

Kur u pyet për Ronaldon, Reina reagoi menjëherë: “Ai emër është i ndaluar në shtëpinë tonë. Kur u largua nga Reali djali ynë Alvaro, që është tifoz i tij, na ndaloi ta përmendnim. Ne e kuptuam se Interi dhe Fiorentina kishin diçka të përbashkët, edhe fëmijët tani e kuptuan. Kur dëgjuan njerëzit që ofendonin Juventusin, u ndjenë si në shtëpi”. përfundon bashkëshortja e Valeros.