Mbrojtësi italian i Çelsit, Davide Zapakosta bëri një sezon me ulje-ngritje vitin e shkuar nën urdhrat e Antonio Kontes dhe asnjëherë nuk hodhi kandidaturën e tij për një vend në formacionin startues, edhe pse Çelsi pagoi plot 25 milionë euro për shërbimet e tij.

Ardhja e Sarrit në krye të bluve të Londrës pritej të ishte një fillim i ri për Zapakostën, por gjërat kanë shkuar shumë më keq për ish-mbrojtësin e Torinos.

Lojtari i Italisë ka thyer rekordin në Premier Ligë këtë sezon, pasi është lojtari më me shumë minuta në stol. Pas përfundimit të ndeshjes derbi kundër Totenhamit, mbrojtësi i Çelsit numëroi plot 1164 minuta në stolin e rezervave, shumë herë më shumë se futbollistët e tjerë që luajnë në kampionatin anglez të futbollit./vipsport/