Kombëtarja shqiptare e femrave ka filluar ditën e sotme grumbullimin për ndeshjen kualifikuese ndaj Skocisë, të vlefshme për eliminatoret e UEFA Women’s EURO 2021.
Trajneri Armir Grima ka grumbulluar për këtë ndeshje 20 vajza të cilat luajnë në kampionatin shqiptar dhe në atë të huaj.
Seancat stërvitore, ekipi ynë i vajzave do t’i zhvillojë në qytetin e Shkodrës deri ditën e enjte, kur edhe do të niset drejt Skocisë. Ndeshja kundër ekipit skocez do të luhet në datën 23 tetor.
Shqipëria ndodhet në grupin E të këtyre eliminatoreve, me Portugalinë, Skocinë, Qipron dhe Finlandën. Në ndeshjen e fundit që u zhvillua në 11 mars, vajzat tona morën një fitore 0-2 në transfertë me Qipron.
Ne listen e lojtareve te grumbulluara nga trajneri Grima jane plot 9 futbolliste te Vllaznise, pikerisht Rrahmani, Curraj, Mustafaj, Bajraktari, Maliqi, Gjini, Doçi dhe Lufo.
Pjese e kombetares ne kete grumbullim eshte edhe nje futbolliste tjeter shkodrane, pikerisht mesfushorja e Juban Danjes, Paula Jaku. Ja lista e plote e plote e lojtareve te grumbulluara per kete ndeshje: