Kombëtarja shqiptare U-17 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri ka filluar sot grumbullimin dhe seancat stërvitore në qytetin e Shkodrës.

Skuadra kombëtare U-17 do të ndjekë një program stërvitor prej katër ditësh në datat 14-17 korrik 2020, ku ka të planifikuar edhe 2 sfida miqësore me Vllazninë U-17 dhe Shënkollin U-17.

Ky grumbullim do t’i shërbejë teknikut Beqiri për t’u njohur me lojtarët e rinj si edhe për të pare nga afër gjendjen e tyre.

Ne listen e lojtareve te grumbulluar e te bere publike nga Federata Shqiptare e Futbollit, bie ne sy edhe fakti qe pjese e kesaj kombetareje jane edhe tre futbolliste shkodrane.

Behet fjale per dy futbolliste te Akademise Vllaznia, portierin Tomas Kiri dhe mesfushorin William Cungu, nderkohe qe eshte grumbulluar edhe sulmuesi i ekipit Djelmnia shkodrane Aldo Nika. Ja lista e plote: