Pep Guardiola ka folur për ESPN në lidhje me të ardhmen e Lionel Messit, duke thënë se ai do të bëjë të pamundurën për t’u kthyer në Barcelonë kur kontrata e tij me Paris Saint-Germain të përfundojë këtë verë.

Babai dhe agjenti i Messit, Jorge Messi, ka lëshuan një deklaratë të martën duke mohuar se sulmuesi ka një marrëveshje për t’u transferuar në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm.

“Unë jam një tifoz i Barcelonës, kam marrë biletat e mia [në Camp Nou] dhe vetëm shpresoj që një ditë t’i themi lamtumirë (Messit) ashtu siç e meriton. Ai është lojtari më i madh i të gjitha kohërave”.

“Në 12 vitet e fundit apo më shumë, Barcelona pati një “bum” dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa të. Dhe nuk po flas për numrat, por për përfshirjen e tij në lojë, bukurinë, efikasitetin dhe gjithçka”, ka thënë Pep.

Guardiola ka trajnuar Messin në Camp Nou nga viti 2008 deri në vitin 2012, duke fituar tre tituj të La Ligës dhe dy të Ligës së Kampionëve.

“Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të përfundonte ashtu siç ndodhi. Jam i bindur se presidenti [Joan] Laporta e do Leon, dhe që kur u largua, ai ka thënë se [Messi] meriton të ketë një lamtumirë për figurën e rëndësishme që është”.

“Shpresoj të vijë dita kur unë të jem në vendin tim [në Camp Nou] dhe të mund të ngrihem dhe të duartrokas dhe t’i them lamtumirë Leos ashtu siç e meriton. Dhe e di që Joan [Laporta] do të provojë, gjithashtu edhe Leo, dhe ai dhe familja e tij do të marrin gjithë dashurinë që tifozët e Barcelonës kanë për të, me gjithë mirënjohjen dhe respektin për atë që bëri për klubin”, deklaroi Guardiola. /Telegrafi/