Trajneri Pep Guardiola ka thënë se Manchester United dhe Chelsea do të sfidonin Manchester Cityn dhe Arsenalin për titullin e Ligës Premier nëse suksesi do të vinte vetëm nga paratë e shpenzuara.Menaxheri i Cityt hedh poshtë idenë se suksesi i ekipit të tij po bëhet i mërzitshëm dhe thotë se nëse paratë ishin arsyeja e vetme, ata nuk do të ishin në krye.

City është dy fitore larg një titulli historik të katërt radhazi në Ligën Premier dhe tre fitore larg që të bëhet klubi i parë që fiton kurorën e dyfishtë – ligën vendase dhe FA Cup radhazi.

Suksesi i tyre duket i pashmangshëm pas një serie pa humbje prej 21 ndeshjesh që ka përfshirë vetëm katër barazime. Katër ndeshjet e fundit kanë fituar me rezultat të përgjithshëm 15-1.

Edhe pse ata nuk kanë shënuar asnjë gol në ligë në stadiumin e ri të Tottenham Hotspur, pak presin që City të humbasë pikë dhe ata janë favorit të qartë për të mposhtur West Hamin në ndeshjen e fundit.

“Nuk është e mërzitshme. Është e vështirë. Më parë ishin paratë. Kjo është arsyeja pse Manchester United duhet t’i kishte fituar të gjithë titujt, Chelsea – të gjithë titujt, Arsenali – të gjithë titujt”.

“Ata shpenzuan më shumë para në pesë vitet e fundit sesa ne. Ata nuk duhet të jenë atje. Për këtë arsye, Girona nuk duhet të jetë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, dhe Leicester duhet të fitojë Ligën Premier”, ka thënë Guardiola.

City i Guardiolës është afër të bëhet skuadra e parë që nga krijimi i ligës angleze më 1888 që arrin të fitojë ligën e parë për katër sezone radhazi.Guardiola thotë se mendimi nuk ishte në krye të mendjes së Cityt në fillim të sezonit. Por tani është afër, një kuptim se çfarë do të thotë kjo arritje ka filluar të marrë formë.

“Në fillim të sezonit, ne nuk e mendonim këtë. Dhe pastaj në shkurt, mars dhe prill, ishim ende në lojë. Pas kësaj, diçka u ndez në kokën tonë. Asnjë ekip nuk arriti ta bëjë këtë. Tregon se sa e vështirë është Liverpooli i viteve ’80, Chelsea në vitet ’90 dhe Jose Mourinho, Arsenali me Arsene Wenger nuk e bëri këtë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/