Pep Guardiola përgatitet për arritjen e një tjetër finaleje të Champions League me skuadrën e Manchester City, me shpresën për t’i dhuruar këtij klubi titullin e parë në këtë turne.

“Kur kam ardhur këtu, nuk ma kanë kërkuar kurrë fitimin e këtij turneu”, tha trajneri spanjoll.

“Më kanë kërkuar që çdo sezon të përmirësohem dhe të jap e bëj më të mirën për këtë klub. Në gjithë këto vite i kemi fituar të gjithë trofetë e mundshëm më përjashtim të Champions, ndaj… e duam këtë trofe”, tha Guardiola.

“Njerëzit thonë se këtë vit jemi shumë pranë fitimit të trofeut, por për mua është e kundërta, jemi shumë larg. Është një ëndërr të jesh këtu, pasi akush nuk na garanton se do të jemi këtu edhe në të ardhmen”, u shpreh Pep Guardiola./telesport/