Laçi ka humbur shijen e fitores në kampionët, teksa në 5 javët e fundit kanë marrë vetëm 1 pikë. Pikërisht ditën e sotme kurbinasit do të presin në shtëpinë e tyre Vllazninë, për të bërë kështu edhe llogaritë e javës së 26-të. Sfidë kjo që do të startojë duke nisur nga ora 13:00.

Gentian Mezani kërkon nga skuadra e tij reagim dhe ndaj shkodranëve janë të “dënuar” vetëm për fitoren, pasi luajnë edhe në shtëpinë e tyre. Trajneri për këtë sfidë ka një dilemë se kujt t’i besojë sulmin, teksa ka një balotazh mes Guindos dhe Shkurtajt.

Nga krahu tjetër shkodranët vijnë pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, por edhe kuqeblutë në kampionët nuk kanë arritur të sigurojnë dot fitore në 4 javët e fundit. Në Kurbin do të synojnë rikthimin te fitorja për të mos u larguar nga vendi i 3-të në klasifikim.

Formacionet e mundshme:

Laçi: Selmani, Roganovic, Velkovski, Turkaj, Ziko, Manellari, Ujka, Babatunde, Spahiu, Mazrekaj, Guindo (Shkurtaj). Trajner: Gentian Mezani

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juric (Smajli), Bulatoviç, Hakaj, Boshnjaku, Alivoda, Jonuzi, Hoxhaj, Çobaj, Balaj. Trajner: Mirel Josa