Vllaznia mundi 4-2 Teutën, në supersfidën e javës së 20-të të Superligës. Shkodranët bindën me lojë dhe rezultat, duke bërë një paraqitje mbresëlënesë në Shkodër.

Ky triumf ka shërbyer për të motivuar ekipin e Brdaric, e jo vetëm për pikët. Lojtari i kësaj skuadre, Erdenis Gurishta ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i bën thirrje djemve të japin maksimumin në 16 ndeshjet e mbetura.

Vllaznia renditet në vendin e katërt, me 33 pikë të grumbulluara. 90 minutëshi i radhës është ndaj Partizanit.

Duhet thene se numri 2 i kuqebluve eshte rikthyer serish ne formen e tij me te mire sportive dhe nga ndeshja ne ndeshje po spikat me performancen e tij.