HomeKRYESOREHaaland nuk mjafton për Cityn, ngec në shtëpi edhe Newcastle

Haaland nuk mjafton për Cityn, ngec në shtëpi edhe Newcastle

Manchester City ndalet në shtëpi nga Evertoni dhe nuk shkon dot përtej barazimit 1-1 në ndeshjen e fundit të 2022-shit.

Erling Haaland shënoi golin e 21-të sezonal në minutën e 24-t, duke dhënë idenë e një ndeshjeje të lehtë për “citizens”, por Gray barazoi në pjesën e dytë dhe skuadra nga Liverpooli më pas u mbrojt me fanatizëm, duke marrë një pikë.

Me këtë barazim, Man. City shkon në kuotën e 36 pikëve, 4 më pak se Arsenali kryesues, që do të luajë ndeshjen e tij këtë mbrëmje dhe do të ketë mundësi të shkëputet edhe më shumë.

Ndalet edhe Newcastle, që nuk shkoi përtej barazimit pa gola ndaj Leeds United, ndërsa në sfidat e tjera, Fulham mposhti Southamptonin 2-1 dhe Crystal Palace triumfoi 0-2 në transfertën ndaj Bournemouth.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments