Veleçiku ka zhvilluar pasditen e sotme nje ndeshje miqesore ne Fushe- Kruje ndaj Ilirise vendase, te cilen e ka fituar me rezultatin e paster 2-0. Ka qene nje takim i kerkuar nga ana e trajnerit Dritan Smajli per te pare gjendjen e futbollisteve te tij dhe kjo miqesore ia ka arritur qellimit per te cilin eshte organizuar.

Golin e pare te kesaj ndeshje e ka shenuar mbrojtesi Arsen Elbasani. Ky futbollist ka qene prane rikthimit te Vllaznia, teksa u stervit per disa dite me ekipin U21 por me pas vendosi te rikthehej serish ne Koplik per te firmosur kontraten e re me Veleçikun dhe ne fakt kete rikthim e ka nisur ne menyren e duhur, duke shenuar edhe gol ndonese luan ne repartin e mbrojtjes.

Nderkohe golin e dyte ne miqesoren e sotme ndaj Ilirise e ka shenuar futbollisti i ri Bzhetaj i cili kesisoj ka kompletuar fitoren 2-0 te Veleçikut ndaj fushe- krujasve ne kete test qe i ka sherbyer shume te dy ekipeve.

Veleçiku pritet te kete pretendime serioze ne sezonin e ri dhe ardhja e trajnerit Smajli ne krye te pankines se tij eshte sinjali i pare qe drejtuesit e kane marre shume seriozisht rikthimin ne kategorine e pare te futbollit shqiptar.

Kuptohet qe kjo nuk do te jete e lehte pasi jane disa ekipe qe po punojne fort ne merkato dhe kjo jep sinjalet e nje konkurrence te forte ne sezonin e ri, por ne Koplik jane duke i marre te gjitha masat per t’u perfaqesuar ne menyren me te mire te mundshme dhe fitorja ne miqesoren e sotme ndaj Ilirise ishte sinjali i pare qe tregnn se skuadra po merr formen e duhur./SHKODRA-SPORT.COM/