Në Napoli kanë nisur të joshen nga ideja e afrimit të Kristiano Ronaldos pa shpenzuar asnjë qindarkë këtë verë dhe Mançester Junajtidin, që është gati të paguajë 100 milionë euro për kartonin e sulmuesit Osimhen.
Në këtë mënyrë ata do të fitonin një shifër të konsiderueshme parash dhe nuk do të paguanin asgjë për afrimin e një kampioni si portugezi.
Por sipas radios “Kiss Kiss”, napolitanët nuk kanë hequr ende dorë nga transferimi i Armando Brojës.
Sulmuesi shqiptar i Çelsit është identikiti perfekt për të zëvendësuar sulmuesin nigerian, por një operacion i tillë do të konkretizohej vetëm gjatë merkatos së janarit. Për momentin duket një skenar i largët, por Broja dhe Ronaldo mund të bëhen shumë shpejt brenda këtij sezoni edhe shokë skuadre.