Elseid Hysaj ka folur sot në mbrëmje para ndeshjes kundër Benevento-s, për mikrofonin e “Sky Sport”. Mbrojtësi shkodran i Napoli-t ka deklaruar se duhet mentalitet i fortë, i denjë për skuadrat e mëdha, në mënyrë që të vijosh rrugën drejt titullit, ndërsa këshillon se duhet përqendruar vetëm ndeshjet e skuadrës së tij dhe jo ato të rivalëve.
Një nga rivalët e Napolit për “skudeton”, Juventus-i fitoi 7-0 sot kundër Sassuolo-s, ndërsa Hysaj u shpreh: “E ndoqëm atë sfidë. Por, mendojmë vetëm për ndeshjet tona”.
Për sa i përket merkatos, Hysaj deklaron se Napoli-t nuk i duhen më përforcime. “Ndoshta, nëse vjen dikush i ri në skuadër, mund të jetë më keq. Ne jemi të kënaqur kështu siç jemi”, tha Elseid Hysaj./vipsport/