Pasi nxorri një talent mjaft të madh si Zhoao Feliks, skuadra e Benfikës ka në dorë një tjetër Feliks mjaft premtues për t’u bërë futbollist i rëndësishëm.

Bëhet fjalë për 16 vjeçarin, Hugo Feliks, vëllain e sulmuesit portugez që tashmë luan për skuadrën e Atletikos, e cila e bleu plot 126 milionë euro nga Benfika verën e kaluar.

Hugo luan me skuadrën U-17, mirëpo së shpejti pritet të bëje debutimin për skuadrën e parë. Me fjalë mjaft të mira për të ka folur dhe vëllai i madh.

“Nëse i dëgjon ata që dëshirojnë ta ndihmojnë, ai do të jetë i suksesshëm. Hugo bën gjëra që unë nuk i bëja dot në moshën e tij.

I ka të gjitha mundësitë për të bërë mirë dhe për të arritur të luajë me skuadrën e parë. Ai punon fort për moshën që ka. Hugo di të ekzekutojë goditje dënimi më mirë se unë,” tregon Zhoao për “BTV”.