Yjet e Manchester City shkaktuan habi të madhe në Angli, pas festës me 22 modele që organizuan në një hotel pranë qytetit. E gjitha kjo pas një fitoreje të zakonshme në Premier League, ndërsa nuk dihet nëse Pep Guardiola ishte në dijeni.

Deri këtu të kenë arritur kampionët, apo donin thjesht të bënin jetë nate dhe kaq? Tabloidet britanike njoftojnë se futbollistët e Manchester City porositën një hotel special për të vendosur aty 22 modele të ardhura nga Italia, ndërsa po të dielën fituan 6-1 në fushën e Aston Villla, ndeshjen e radhës në Premier League.

Suksesi ishte vërtet i thellë dhe sidomos ishte një ndeshje e veçantë për Sergio Aguero, i cili realizoi 3 herë dhe u bë lojtari i huaj me më shumë gola në kampionatin anglez. Gjithsesi nuk ishte ndonjë lloj suksesi që të justifikonte kremtimin.

Resorti turistik i prenotuar kushtonte 150 sterlina për një dhomë, ndërsa yjet e City festuan me 22 modele të njohura të Instagramit. Informacioni nga klubi është që lojtarët i morën leje trajnerit Pep Guardiola për të organizuar festën, ndonëse nuk është e qartë nëse katalanasi ishte në dijeni se të pranishme do të ishin edhe modelet.

Duket e habitshme që një ekip i tillë, i mësuar të dalë dy herë radhazi kampion i Anglisë e të fitojë çdo kupë që i del përpara, të “lëshohet pa fre” për një sukses kaq normal si ndaj Aston Villa.

Me gjasë, ata thjesht donin të argëtoheshin (bashkë me modelet) dhe të ishin më të qetë për pjesën tjetër të sezonit, ku do të synojnë Championsin, por do të jenë përballë Real Madridi në turin e dytë. /abcnews/