Haris Lika po behet gati te drejtoje neser ndeshjen me te rendesishme te karrieres se tij. Pikerisht ate te “UEFA Women’s Champions League” ne mes Vllaznise qe tashme ai drejton dhe kampiones kosovare EP COM Hajvalia. Haris Lika sigurisht qe eshte i lumtur, por edhe ne siklet sepse deshiron ta nise mbare karrieren e tij ne krye te skuadres me te sukseshme te futbollit te femrave ne vendin tone.
Por nderkohe, ne konferencen e sotme per shtyp, Lika ka dashur te leshoje edhe nje “mesazh”, pikerisht per ata qe e larguan nga Akademia Vllaznia vite me pare dhe qe sot ne fakt nuk jane me ne keto detyra. “Me mbyllen nje dere dhe mu hap nje tjeter” thote nder te tjera ai. Por per me shume ja çfare ka thene ai gjate prononcimit te tij:
“Ndoshta shumekush nuk e di qe suksesin tim te pare ne karrieren si trajner, une e kam patur me keto ngjyrat e Vllaznise. Isha shume i ri atehere kur mora persiper drejtimin e nje prej grupmoshave me te mira te Akademise Vllaznia. Pata shume polemika, por punova me pasion dhe i çova ato djem deri ne finalen e Kupes se Shqiperise. Edhe ne kampionat i lashe ne vendin e pare me kater pike te shkeputur.
Por gjerat moren per keq dhe u detyrova te largohej nga ai ekip, por gjithmone me koken lart dhe me nje premtim qe do te kthehem serish nje dite, madje edhe me i forte. Une shtegtova, u rrita, punova dhe u formova diku tjeter dhe tashme u ktheva. Por po shoh qe tashme gjerat ketu kane ndryshuar shume.
Asnje nga ato drejtuesva qe me perpara, me veprimet apo mosveprimet e tyre bene te mundur largimin tim nga ketu, nuk i shoh me te Vllaznia ne detyre. Gjithsesi une jam ketu dhe e mbajta premtimin qe kisha bere. Ato drejtuesa, me mbyllen dyert e fushes “Reshit Rusi”, por neser do te drejtoj ne stadiumin “Loro Boriçi” nje ndeshje “Champions League”.
Ato kishin mbyllur dyert e punes time, por kishin lene hapur dyert e qiellit e per kete dua te falenderoj Zotin ne rradhe te pare. Une besoj se ky eshte kulmi i karrieres time, por di t’u them se ne te gjithe sebashku jemi kryefjala e javes dhe une jam trajneri i ekipit me te mire dhe me te suksesshem qe ka SHQIPTARIA.
Une dua t’i falenderoj te gjithe ato persona qe me veprimet e tyre te urryera me dhane force te ece perpara dhe te jem sot para jush. Nje falenderim i madh shkon per presidentin Lazer Matija qe me ka besuar drejtimin e ekipit te tij. Shpresoj shume qe me punen time dhe te ketyre vajzave, t’ia shperblej besimin e dhene.
Nuk mund te le pa falenderuar vajzat qe me kane ndihmuar ne punen time. Po ashtu, gjej rastin te falenderoj nje person shume te veçante per mua, qe asnjehere nuk e kam permendur me perpara. Eshte ai qe ka bere gjithmone mire per mua, eshte nje legjende e Vllaznise, nje person qe gjithmone me ve ne pozite dhe ne siklet per vleresimin qe ka ndaj meje. E kam fjalen per trajnerin, profesorin Armir Grima. Dua ta falenderoj me zemer, ndonese e di qe ai nuk i ka qejf gjera te tilla”./SHKODRA-SPORT.COM/