Kampioni I Europës Erkand Qerimaj është pritur si hero I vërtetë sot në qytetin e tij- Shkodër. Bashkia e këtij qyteti, ashtu siç pritej, kishte marrë të gjitha masat për pritej në mënyrën e duhur të këtij kampioni. Autobuzi me tifozët është nisur në mëngjes herët, në orën 06.00 drejt aeroportit të Rinasit. Bashkë me të, kanë qenë edhe familjarët e Erkandit por nuk ka munguar nënkryetari I Bashkisë Ritvan Troshani, shefi I klubit Vllaznia Gëzim Mema etj. Në fakt nuk është hera e parë, që Shkodra, e në mënyrë të veçantë sportëdashësit dhe mbarë opinion në këtë qytet tregojnë se dinë të vlerësojnë njerëzit me kontribute mjaft të larta, e pikërisht peshëngritësin Erkand Qerimaj. Mbërritja në qytetin e Shkodrës ka qenë rreth orës 11.00, që me gjithë shiun që binte pa pushim, ishin të shumtë, ata që prisnin vargun e gjatë të makinave, ku printe si zakonisht ajo e kampionit Erkand Qerimaj. Të gjitha makinat ishin të mbuluara me flamujt kombëtar, kuq e zi. Kishin dalë për ta pritur edhe prefektja Voltana Ademi, kryetari I Këshillit të Qarkut Maxhid Cungu, kryetari I Bashkisë Lorenc Luka etj. S’kishte si të ndodhte ndryshe. Ky është suksesi më i madh deri tani, që ka arritur një peshëngritës shqiptar në arenën ndërkombëtare. Pas mbërritjes, Banda Frymore e qytetit ka ekzekutuar himnin kombëtar dhe sërish në sytë e Erkandit janë parë lotë. Më pas është vazhduar me pritjen zyrtare në zyrën e kryebashkiakut Lorenc Luka I cili duke përshëndetur Kampionin e Europës, ka thënë: ”Sot  është një emocion i veçantë, por edhe krenari për ne, për të pritur djalin tonë, kampionin e Europës Erkand Qerimaj, që në kampionatin e fundit nderoi jo vetëm veten e tij, por gjithë Shkodrën dhe gjithë shqiptarët, kudo që janë. Kemi përjetuar emocioneakoma më të mëdha, gjatë garës së Erkandit, qëe ndiqnim  nëpërmes televizionit, por ky tregoi se nuk është rastësisht aty. Prandaj nuk gjejmë fjalë për ta falenderuar, si Erkandin, por edhe trajnerin e tij, për punën e bërë, familjarët, që i kanë qëndruar gjithnjë pranë, por edhe të gjithë të tjerët, që e kanë mbështetur pa kursim këtë kampion, që na nderoi të gjithëve. Të jeni të bindur se mbështetjae jonësi Bashkidhe si Shkodër, në të ardhmen do të jetë më e madhe për kampion të tillë, por edhe për Erkandin, duke shpresuar se do të na nderojë edhe në Olimpiadën, që do të zhvillohet në verë, në Londër”. Pas tij menjëherë ka përshëndetur Erkand Qerimaj që ka thënë: “Ndihem krenarë që kam arritur deri këtu, e kjo falë punës së përbashkët me trajnerin tim Zef Kovaçi. Ndihem shumë i lumtur, që kam arritur t’u jap një kënaqësi dhe nsotsi të tillë gjithë shqiptarëve kudo që janë. Jam i lumtur sot, më shumë se kurrë, që jam shkodranë dhe që jam shqiptar. Do të vazhdoj punën time, si më parë, për të synuar të tjera suksese, si në Olimpiadën e ardhshme në Londër, pak muaj më vonë, por edhe në kampionatin botëror. Sot po përjetoj të njëjtat emocione siç kam përjetuar ditën e enjte kur u shpall Kampion Europe. Shkodra, qyteti im më priti në mënyrë madhështore dhe unë u jam borxhli të gjithë këtyre njerëzve. Në natyrën time i përkas atyre njerëzve, që flas para kohe dhe kështu është dhe për Olimpiadën. Në karrierën time të deritanishme më mungojnë vetëm medaljet në këto dy aktivitetet e fundit, por çdo gjë do t’ia lëmë kohës. Unë premtoj veçse do të bëj më të mirën në çdo aktivitet, që marr pjesë. Së fundmi dua të falenderoj të gjithë Shkodrën për pritjen që më ka bërë edhe kësaj radhe, pa harruar trajnerin tim Zef Kovaçi si dhe familjen time të shtrenjtë”. Nuk mund të mungonte pa përshëndetur edhe trajneri I Erkandit, I mirënjohur Zef Kovaçi që do thoshte:  “Vërtetë, ju, që e keni ndjekur garën nga televizioni, keni patur emocione, por për ne, që ishim në sallë, ato kanë qenë akoma edhe më të mëdha. Megjithatë arritëm t’ia dalim mbanë vetëm falë punës dhe përkushtimit  të vetë Erkandin, falë vullnetin dhe dëshirës së tij për të qenë gjithnjë kampion. Unë punoj me këtë djalë por dua të them se është I veçantë. Ai pavarësisht ofertave që ka patur, Vllazninë, Shkodrën dhe Shqipërinë nuk I ka braktisur kurrë dhe prandaj ky djalosh ka vlera të mëdha.Prandaj Shkodra duhet të bëjë më shumë për kampionë të tillë, që duke u shërbyer atyre, ky qytet i shërben vetes së vet”.

Gjergj KOLA

Erkand Qerimaj me dy trajneret e tij, Muhamet Tuzin dhe Zef Kovaçin