Tekniku i Luftëtarit Hasan Lika në një intervistë enkas për newsport.al kanfolir edhe per transferimin e Abazajt tek Andeelhwti dhe theksoi se ai e meritonte një klub të tillë.

Sipas Likës nëse je talent, nuk është e nevojshme të jesh në një klub si Skënderbeu, por në çdo vend cilësitë do të bien në pah.

Në fund, ai u ndal te transferta e Shkodrës ku gjirokastritët do të përballen me Vllazninë.

Sakaq theksoi se do të jetë mjaft e vështirë përballë ekipit të Gjokës që luan para publikut të tij.

-Profesor, ne fundjave sfida ndaj Vllaznise, besoj e veshtire per Luftetarin?

Na pret një ndeshjes e vështirë këtë javë në Shkodër. E dimë që Vllaznia ka një ekip cilësor që pavarësisht renditjes në tabelë mund të dëmtojë këdo.

Po e përgatitim me kujdes takimin pasi ata do jenë të motivuar në 100 % për të marrë pikët në këto momente. Plus që luajnë edhe në fushën e tyre dhe para tifozerisë së tyre.

– Gara sa vjen e bëhet më e “ethshme”. A besoni te objektivi “Europë”?

Objektivi ynë ngelet Europa. Ne duam që ti marrim ndeshjet me rradhë dhe të synojmë për sa më lart në tabelën e klasifikimit.

Ekipi është në rrugën e mbarë për të arritur objektivin në fund të këtij sezoni. /Newsport/