Besëlidhja ka qenë gjithmonë “vatër” e shkodranëve dhe këta të fundit e kanë nderuar me paraqitjet e tyre.Në këto dy sezonet e fundit ai që po spikat është portieri Samet Bajri.

Për të kemi shkruar edhe më përpara dhe ajo që të bën përshtypje është se niveli i tij po vjen gjithnjë në rritje dhe ai tashmë është shndërruar në një lider të kësaj skuadre ndonëse është vetëm 21 vjeç.

Por ndërkohë ajo që të bën përshtypje është vlerësimi që i bën këtij portieri pikërisht njeriu që e stërvit çdo ditë. Bëhet fjalë për trajnerin e portierëve të Besëlidhjes, Dashnor Hasanin.

Ai e bën këtë detyrë prej vitesh teksa ka punuar edhe tek Kastrioti, Kamza e tashmë edhe tek Besëlidhja. Ka kaluar nëpër duart e tij disa portierë të talentuar, megjithatë ndalet tek shkodrani Bajri për të cilin thotë:

“Bajri eshte portieri me i talentuar qe kam stervitur une deri tani. Po te vazhdoje me kete ritem, do luaje ne nivele shume te larta”- ka shkruar ai ne nje koment.
www.shkodrasport.com