Kapiteni i Vllaznisë, autori i të një goli dhe protagonist edhe në tjetrin në ndeshjen e sotme me Luftëtarin, është i bindur se skuadra e tij do të jetë shumë më mirë dhe se për mbijetesën nuk bëhet fjalë”:“Të them të drejtën, e kam thënë edhe më parë, edhe kur kemi qenë në momente të vështira: Nuk jemi skuadër për të rënë nga kategoria.

Kemi pasur edhe ne problemet tona, por jam i bindur se me kalimin e ndeshjeve do të jemi shumë më mirë në tabelën e renditjes.E rëndësishme është që të bëhen golat, pasi Vllaznia krijon shumë raste. E kemi arritur në shumë raste, në shumë ndeshje, por kemi çaluar në momentin final të aksioneve tona. Shoh përditë në stërvitje se ky ekip ka kualitet. Duhet të rrimë me këmbë në tonë. Çdo ndeshje është e vështirë, në Shkodër dhe jashtë saj. Pasimet vertikale? Ndoshta është një problem. Në ndeshjen me Lushnjën kishim 7-8 raste, kurse sot ekipi nuk krijoi shumë raste, në krahasim me ndeshjet e tjera”- deklaroi Lika për gazetarët pas ndeshjes.

© shkodrasport.com