Është hedhur mesditën e kësaj të premteje shorti i çerekfinaleve dhe i gjysmëfinaleve të Champions League, nga ku tetë skuadrat e mbetura mësuan kundërshtarët e dy raundeve në vijim.

Sfida më interesante e fazës çerekfinale do të jetë ajo midis Chelseas dhe Real Madrid, që duket se do të jetë ndeshja më e luftuar. “Blutë” e Londrës do ta kenë shumë të vështirë, jo vetëm nga kundërshtari, por edhe për shkak të sanksioneve të vendosura klubit prej lidhjeve të të Roman Abramovich me Vladimir Putin, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ndërsa në tre çiftet e tjera duket se Manchester City, Bayern Munich dhe Liverpool kanë për ta pasur më të lehtë këtë raund.

Çiftet e çerekfinaleve të Champions League:

Chelsea – Real Madrid

Manchester City – Atletico Madrid

Villarreal – Bayern Munich

Benfica – Liverpool