Kampionati i Kategorisë së Dytë do të ngrejë siparin e edicionit të ri duke nisur nga 19 shtatori, për t’u përmbyllur më 1 maj të vitit 2022.

Sot, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” është hedhur shorti që ka përcaktuar edhe kalendarin e plotë të ndeshjeve të kësaj kategorie për të dyja grupet, A dhe B, për dy fazat.

Në grupin A do të bëjnë pjesë këto skuadra: Oriku, KSSH Veleçiku, FK Elbasani, Luzi 2008, F.C. Bulqiza, KF Gramshi, Iliria, KF Ada, FC Internacional Tirana, KF Klosi, Shënkolli, Murlani. Sic shikohet, ne kete grup bejne pjese edhe tre skuadrat e Zones se Shkodres, pikerisht Veleçiku, Ada dhe ekipi me i ri, Murlani.

Sipas kalendarit, ne javen e dyte do te ndeshen Murlani- Ada, ne te treten Veleçiku- Murlani dhe ne gjashten Ada- Veleçiku.

Në grupin B, do të jenë: Flamurtari FC, KF Sopoti, Labëria FC, KF Devolli, KF Naftëtari, FK Tepelena, SHS Albpetrol, SHS Përmeti, FK Këlcyra, FC Gramozi, FK Memaliaj, AF Luftëtari.

Shorti u hodh në praninë e përfqësuesve të klubeve të Kategorisë së Dytë, nga shefi i Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Marjus Sulejmani si dhe specialisti në Sektorin e Garave, Endi Hyka.

Njihuni më poshtë me kalendarin e plotë për të grupin A ku bejne pjese tre ekipet e Zones se Shkodres duke klikuar ne linkun e meposhtem:

Click to access Kalendar-Kategoria-e-Dyte-Grupi-A-sezoni-21-22.pdf