Është hedhur sot në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian për kombëtaren U-17 të Shqipërisë e cila siç dihet tashme do te drejtohet nga shkodrani Elvin Beqiri.

Gjithsej jane 13 grupe me nga 4 skuadra dhe Shqipëria bën pjesë në grupin e tetë sëbashku me Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Turneu “Qualifying Round”, mosha U-17 do të zhvillohet në Portugali në datat: 13, 16 dhe 19 Nëntor 2019.

Skuadrat që do të kualifikohen nga raundi kualifikues në raundin Elitë do të jenë plot 30 përfaqësuese, ku 26 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe 4 vendet e treta më të mira në 13 grupet do të kalojnë në raundin Elitë.

Tashme duhet pare se si do te rrjedhin gjerat per ekipin shqiptar i cili ka ne perberje te tij disa lojtare te talentuar megjithate kundershtare do te kete ekipe shume te forta te cilat kane edhe ato pretendimet e tyre.