Angelo Ndreçka ishte njeriu i momentit në kampionatin italian ditën e shtunë, por sigurisht dhe në Shqipëri. Djaloshi debutoi me ekipin e parë të Chievos në Seria A duke luajtur 90 minuta si titullar ndaj SPAL-it. 17-vjeçari preku një ëndërr që do e donin shumë futbollistë profesionistë.

Futbolli është dhe çështje fati, pasi me Chievon e rrëzuar nga Kategoria, tekniku Domenico Di Carlo po i jep më shumë përparë elementit të ri. Mbrojtësi i krahut të majtë ka punuar shumë mirë dhe arriti të binte teknikun t’i jepte formacionin në humbjen 0-4 ndaj SPAL-it. Rezultati në plan të dytë, ndalemi aty ku duam më shumë, te shqiptari ynë.

Ndreçka ka lindur më 24 shtator 2001 në Desenzano del Garda të Italisë. Talenti i tij pikasi që heret në kampionatet rajonale të moshave. Kur ishte fëmijë, pasioni i tij u ndal për disa muaj, pasi e la stërvitjen dhe nuk po luante më futboll. Ishte Alberto Locatelli që e bindi që të niste sërish futbollin dhe më pas karriera e tij mori për mbarë.

Ai u integrua mjaft mirë me akademinë e Chievos dhe po luan si titullar te Primavera. 17-vjeçari është një ndër shtyllat e rëndësishme të ekipit. Mbrojtësi i majtë u thirr nga ekipi i parë dhe po stërvitet mjaft mirë. Kjo ka rënë në syrin e trajnerit Di Carlo që e grumbulloi për herë të parë me ekipin në sfidën ndaj Bolognas më 4 prill, që prej asaj kohe është bërë kontigjent i ekipit të parë. Në skuadrën e parë ai ka gjetur si kapiten lojtarin me origjinë shqiptare Përparim Hetemajn. Ky i fundit e ka mbështetur të riun.

Shqiptari u grumbullua dhe në sfidën ndaj Napolit ku pati një takim të ngrohtë me Hysajn. Ky i fundit i dhuroi dhe fanellën e tij të riut të talentuar. Fitoren ndaj Lazios në Olimpico e pa sërish nga stoli, po ashtu dhe barazimin ndaj Parmës. Duhej të vinte data 4 maj e 2019 që të përjetonte emocionet e para në futbollin profesionist. Datë që do të skalitet përjetësisht në memorien e shqiptarit.

Ai po stërvitet shumë mirë“, – tha numri një i stolit duke paralajmëruar aktivizimin e tij para ndeshjes. Përralla e Ndreçkës është përjetuar më shumë nga të gjithë nga vetë futbollisti. “Kur më thanë se isha pjesë e ekipit të parë isha mjaft i lumtur, diçka që nuk harrohet kurrë. Është falë prindërve të mi që jam këtu.

E respektoj shumë trajneri Di Carlo dhe e falenderoj atë që më dha mundësinë të jem pjesë e ekipit të parë. Të jesh me ekipin e parë më ndihmon mua shumë të rritem. Kombëtarja? Jam shumë i lidhur me Shqipërinë, pavarësisht se kam lindur në Itali, nëse marr ftesë do ta pranoja me shumë kënaqësi”, – ka thënë Ndreçka ndër të tjera./telesport/