Ka vetem pak kohe qe po luan ne Uzbekistan, por ka filluar t’i beje per vete te gjithe me lojen dhe golat e tij. E kemi fjalen per sulmuesin shkodran Rubin Hebaj, i cili njekohesisht eshte bere i pari shqiptar qe luan ne kete vend te larget.

Diten e djeshme ai shenoi golin e tij te peste per skuadren e tij ne shtate ndeshje qe ka luajtur me FK Andijan, por per fat te keq ky gol nuk e ndihmoi kete skuader te fitonte sepse eshte permbysur ne minutat e fundit duke humbur 1-2.

Por goli i djeshem ka qene me i veçanti per sulmuesin shkodran. Kjo sepse per ta pare ate ne shkallet e stradiumit, kishin udhetuar nga Shqiperia per ne Tashkent te Uzbekistanit edhe dy prinderit e tij. Dhe kjo gje i ka sjelle fat mesa duket Rubinit.

Ai po ben mjaft mire ne kete kampionat, ndonese eshte hera e pare qe luan aty dhe i eshte dashur edhe pak kohe te ambjentohet dhe perpos kesaj, skuadra e tij nuk i ka bere nje nisje te mire kampionatit duke qene ne vendin e 10-te nga 14 pjesmarreset e kampionatit pas javes se nente.

Me kete bilanc golash, Hebaj per momentin eshte ne vendin e dyte ne renditjen e golashenuesve me te mire te kampionatit. Ne vend te pare eshte sulmuesi serb Dragan Ceran qe luan me ekipin kryesues te kampionatit Pakhtakor Tashkent i cili udheheq me 8 gola.

Nderkohe, burime prane lojtarit bejne te ditur se nisur nga kjo ecuri e Hebajt, skuadra te ndryshme te ketij kampionati dhe jo vetem, kane filluar qe tani interesimin drejt tij dhe nuk perjashtohet mundesia qe ne periudhen e rihapjes se merkatos, ate ta shohim duke luajtur ne nje skuader tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/