Para se të uleni në vendet tuaja, fikini telefonat, vendosini mbi tavolinë, do të mbahen në një kuti, mund t’i merrni vetëm pas provimit.

Meqenëse jemi në periudhë sezoni (shkollën e mesme ose universitetin), sa herë keni dëgjuar këtë fjali?

Nuk është rasti i Benjamin Pavard, mbrojtësi francez, që aktivizohet në Bundesligë me Stuttgart: “Unë ndodhesha në klasë duke marrë disa leksione për kursin e gjermanishtes, prandaj nuk mund ta përdorja telefonin për disa kohë.

Kur dola nga kursi, pashë njoftime të panumërta mesazhesh nga babai, mamaja, shokët e mi, futbollistët e tjerë, por edhe nga njerëz që unë nuk i kisha parë prej vitesh.

Ekrani i telefoni ishte duke më shpërthyer. Çfarë po ndodhte? Trajneri i Francës kishte vendosur të më grumbullontë në Botëror. Nuk po arrija dot ta besoja, ngela pa fjalë”.

Me dëmtimin e Sidibes, zgjedhja e Pavardit ishte dicka që pritej: ai mund të luajë në mes, nuk ka problem të përshtatet në krahun e djathtë dhe ka lënë përshtypje pozitive me mënyrën e të shënuarit dhe fakti që mund të luajë me të dyja këmbët. /EDS/