Ka luajtur sezonin e tij te pare me te rriturit duke qene pjese e ekipit Besa te Kavajes, por meqenese kjo skuader nuk arriti objektivin per t’u ngjitur ne Superlige, ka vendosur te largohet prej tij.

E kemi fjalen per mesfushorin shkodran Uheid Hoxha i cili eshte vene ne kerkim te nje ekipi tjeter per vazhdimin e karrieres se tij dhe ndonese nje opsion ka edhe Turqine, duket se me afer eshte prane rikthimit serish tek Vllaznia, skuader ku u rrit me Akademine e saj.

Ka qene vete lojtari 20 vjeçar qe e ka pranuar kete gje ne nje prononcim te shkurter per “Shkodra Sport” kur i pyetur ne lidhje me te ardhmen e tij eshte shprehur ne kete menyre:

“Menaxheri im po negocion me skuadra te ndryshme dhe ndonese ka edhe alternativa per te shkuar jashte, me shume te ngjare mund te vazhdoj te luaje serish ne Shqiperi. Dhe nese ndodh keshtu, opsioni i pare padyshim qe eshte Vllaznia dhe sipas fjaleve te menaxherit, besoj se do te firmos ketu njehere”.
www.shkodrasport.com