Qendërmbrojtësi nigerian, Sodik Atanda, mund të quhet largimi i parë nga Egnatia. Kontrata e 29- vjeçarit ka përfunduar dhe janë të pakta shanset për rinovim.
Ne pjesen e fundit te kampionatit, Atanda e humbi vendin e titullarit sepse dyshja e qendres u formua nga Malota dhe Memolla. Ne keto rrethana, afrikani me pasaporte shqiptare e ka pare te arsyeshme te largohet nga skuadra rrogozhinase.
Në skuadër është rikthyer pas huazimit te Teuta, Jurgen Goxhaj, i cili luan në qendër të mbrojtjes dhe është një alternativë më shumë për trajnerin Tetova.
Klubi pret të afrojë edhe portierin kosovar, Kenan Haxhihamza, i cili ka qenë pjesë e Dukagjinit në Superligë, duke bërë një paraqitje të mirë.