Akademia Shkodra, me tre grupmoshat e saj, do të kërkojë sot në ndeshjet e tyre të marrë tre fitore. Ekipet shkodrane të U-13, U-14 dhe U-15 do të luajnë ditën e sotme ndaj kundërshtarëve respektivë të Studentit dhe Shënkollit.

Fillimisht, në fushë do të jetë ekipi i U-14, i drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi, të cilët kërkojnë fitoren e rradhës në kampionat ndaj një kundërshtari të vështirë, siç është Shënkolli, që renditet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.

Ndërkohë, ekipi i Shkodra U-14 renditet në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit në kuotën e nëntë pikëve në pesë ndeshje të luajtura deri më tani. Ndeshja e 14-vjeçarëve, Shkodra-Shënkolli do të luhet ditën e sotme në fushën sportive të Shtojit, duke filluar nga ora 10:00.

Ndërkohë, menjëherë pas U-14, në fushë do të jetë edhe ekipi i Shkodra U-15. Skuadra e drejtuar nga Taip Piraniqi, kërkon fitoren e tretë për këtë sezon ndaj një kundërshtari shumë të vështirë, siç është Shënkolli U-15, që renditet në vendin e gjashtë të klasifikimit.

Ndërkohë, Shkodra U-15 renditet në vendin e 12-të në tabelën e klasifikimit, në kuotën e vetëm gjashtë pikëve në pesë ndeshje të luajtura deri më tani. Ndeshja Shkodra-Shënkolli për U-15 do të luhet në fushën sportive të Shtojit, duke filluar nga ora 12:00, menjëherë pas takimit të U-17.

Ndërkohë që, më pas më konkretisht në orën 14:00, por në transfertë do të zbresin 13-vjeçarët e Shkodrës në ndeshjen ndaj Studentit. Sa i takon ekipit të Shkodra U-13, që drejtohet nga trajneri Rudi Piraniqi, ata renditen në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit, në kuotën e nëntë pikëve në pesë ndeshje të luajtura deri më tani.

Në fakt, me interes pritet ecuria e ekipeve të Akademisë Shkodra, ku dihet që edhe në këtë sezon do të synohet nxjerrja e elementit cilësor.
Maringlen ZHIVANI