Vllaznia humbi dje 3-1 me Kukësin në kuadër të javës së 32-të të Superligës së Shqipërisë. Kjo periudhë është e ngjeshur për klubin shkodran, që në 11 maj do mësojë edhe fatet e privatizimit.

I shtyrë me dy muaj për shkak të mungesës së rregullt të dokumentacionit, duket se Komisioni i Prokurimit Publik i ka dhënë dritën jeshile Bashkisë Shkodër për hapjen e ankandit.

Përpara ndeshjes me Kukësin, drejtori sportiv i skuadrës, Matko Djarmati ka theksuar se në 11 maj do zhvillohet ankandi për aksionet e klubit, ndërsa ende nuk dihet e ardhmja e drejtuesve aktualë.

Kujtojmë që veç sponsorit Alban Xhaferi në garë janë edhe biznesmenë të tjerë, me klubin e futbollit që pret të mësojë pronarin e ri./newsport/