Vllaznia është mundur me shifrat minimale ndaj Egnatias në Shkodër. Humbja 0-1 nuk është përtypur lehtë nga tifozët kuqeblu, pasi rastet për të dalë me pikë nga ky takim nuk kanë munguar, kujtojmë këtu dhe penalltinë e humbur nga Liridon Latifi.

Në Shkodër nuk janë aspak të kënaqur me performancën e sulmit, ku dhe mes humorit kanë bërë një sugjerim special për trajnerin Mirel Josa: “1 mijë herë ma mirë se Aralica&CO është Megi Doçi”

Nuk ka vonuar shumë dhe përgjigjia e rekordmes që ka falenderuar për vlersimin, duke mos hezituar të pranojë dhe ofertën. Kuptohet qe gjithçka kjo eshte nje humor sepse mundesite nuk jane per te luajtur.

Megjithate fakti eshte qe Vllaznia po vuan shume per njeriu-gol dhe per rrjedhoje tifozeve u shkon ne mend edhe per te marre autoren e 600 golave ne kampionatin e femrave tek ekipi i meshkujve.