Trajneri i Kukësit, Stavri Nica, foli për MCN TV, pas humbjes 2-1 ndaj Tiranës.
Nica deklaroi se skuadra funksionoi mirë në pjesën e parë dhe në fillimin e të dytës.
“Nga skuadra po kërkoj që të bëhet një ekip që të ndajë pjesët e lojës dhe ato taktike.
Në pjesën e parë funksionoi mirë, lojtarët ishin të organizuar. Po ashtu edhe pjesën e dytë e nisëm sërish ashtu”.