Nje gol i ka mjaftuar per te fituar zemrat e tifozeve shkodrane. Mesfushori brazilian Hygor Guimaraes Goncalves ka shenuar golin e fitores ndaj Laçit dhe ndonese jo ne kontigjentin e duhur pritet te shnderrohet ne protagonist te kuqebluve.

Ne prononcimin e dhene per gazetaret, 30 vjeçari shprehet i lumtur per kete nisje me kuqeblute dhe thote se golin ia dedikon te birit sepse vete ai ia kishte kerkuar shenimin e tij para ndeshjes.

-I kënaqur me këtë nisje tek Vllaznia?

– Mendoj se është një nisje që s’ka ku shkon më e mirë. E nisa me gol dhe kjo është shumë pozitive për çdo lojtar. Normalisht që jamë shumë i gëzuar. Ky është një fillim me këmbën e mbarë. Kështu e themi edhe ne në Brazil. 

-I kënaqur nga pritja në Shkodër, nga tifozët nga mbështetje që ju dha?

Është një gjë shumë fantastike të kesh një publik që të mbështet dhe të përkrah. Jam shumë i kënaqur. 
Ky gol kishte diccka të veccantë prandaj kam gëzuar shumë pas shënimit të tij.
Unë kam lënë në Brazil të gjithë të afërmit e mij, nënën, gruan, familjen, por edhe djalin tim, që mu lut të shënoja një gol në këtë ndeshje dhe normalisht që shënimi i këtij goli ishte një lumturi për mua. 

-Si është kondicioni fizik i Hygor?

Mund të them se nuk është më i miri. Isha me pushime pranë familjes sime dhe vija nga pushimet. Kam nevojë që të stërvitem shumë. Këtë më ka kërkuar edhe trajneri im dhe unë dua që të stërvitem sa më mirë. 

-Një trio brazlianie në Shkodër tek Vllaznia, ccfarë besoni që do të bëni?

Jemi të kënaqur që jemi tre këtu tek Vllaznia. Shpresojmë që të japim më të mirën dhe ky kampionat të jetë edhe yni. Të paraqesim vlerat tonë më të mira në të mirë të ekipit. 

-Goli i dytë në ndeshjen e ardhshme?

Shpresoj që të shënoj sërish por më mirë hap pas hapi. Fillimisht më duhet të gjej formën më të mirë dhe të kap ritmin e shokëve. Duhet të bëjmë pjesën tonë të punës dhe pastaj të shpresojmë edhe tek shënimi i golave.
© shkodrasport.com